Transformoni ambientin arsimor në një hapësirë interaktive
Zgjidhjet tona kombinojnë projeksionin imersiv, sistemet interaktive dhe ambientet bashkëpunuese për të kthyer klasat tradicionale
në hapësira dinamike mësimi, ku nxënësit angazhohen aktivisht me përmbajtjen edukative dhe nuk mbeten vetëm vëzhgues pasivë.
OPSIONET E INSTALIMIT
Angazhim dhe Ndërveprim Më i Lartë
Krijoni një hapësirë arsimore bashkëkohore, krijuar për të nxitur përfshirjen, ndërveprimin dhe të nxënit aktiv. Përmes projeksionit imersiv dhe integrimit me programe të specializuara edukative, nxënësit mund të përjetojnë orë mësimotr më tërheqëse, duke përftuar informacionin vizualisht.
Përvoja Interaktive dhe Bashkëpunuese
Mësimet kthehen në përvoja shqisore. Nxënësit nuk kufizohen vetëm në vëzhgim, por ndërveprojnë me materialet mësimore në kohë reale dhe zhvillojnë aftësi përmes eksplorimit të drejtpërdrejtë.
Historia – rikrijime imersive të ngjarjeve dhe ambienteve historike
Gjeografia – eksplorime interaktive të mjediseve dhe territoreve
Arti – analizë vizuale e veprave në shkallë reale
STEM – simulime, modele 3D dhe eksperimente virtuale
Ambiente Arsimore Fleksibël
Kjo nuk është një hapësirë e izoluar. Ajo mund të integrohet lehtësisht në laboratorë dhe ambiente ekzistuese shkollore, duke rritur funksionalitetin e tyre përmes një ekosistemi të plotë zgjidhjesh teknologjike dhe metodologjike.
• Metoda të personalizuara të të nxënit sipas nevojave të çdo nxënësi
• Angazhim dhe pjesëmarrje aktive
• Zhvillim të aftësive ndërdisiplinore dhe profesionale
• Nxitje të autonomisë dhe bashkëpunimit
Partnerët Tanë
Keni Pyetje?

“Fakte interesante” rreth gamës sonë të produkteve
Screen On ofron zgjidhje të dedikuara për këdo që dëshiron ta kthejë shtëpinë në një ambient të plotë argëtimi. Me sistemet tona për home entertainment, mund të shijoni filma, seriale, muzikë dhe video-lojëra me cilësi të lartë figure dhe zëri, të gjitha të integruara në një eksperiencë të vetme, të thjeshtë dhe komode.
Ne kujdesemi që përvoja juaj të jetë sa më e plotë, me cilësi të lartë figure dhe zëri, instalim të rregullt dhe përdorim të thjeshtë në përditshmëri. Çdo sistem ndërtohet sipas nevojave të ambientit dhe preferencave tuaja personale.
Zgjidhjet tona janë praktike, moderne dhe të lehta për t’u menaxhuar. Mund të kaloni lehtësisht nga një funksion në tjetrin, duke krijuar një eksperiencë argëtimi që përshtatet me ritmin dhe stilin tuaj të jetesës.
Nga konsulta fillestare deri te instalimi, ekipi i Screen On kujdeset që çdo detaj të funksionojë siç duhet. Qëllimi ynë është t’ju ofrojmë një sistem elegant, funksional dhe të personalizuar për shtëpinë tuaj.

Me Screen On, përvoja e kinemasë mund të vijë direkt në shtëpinë tuaj. Ne projektojmë dhe instalojmë sisteme audio-video që krijojnë atmosferën ideale për filma, evente sportive, koncerte apo mbrëmje familjare. Çdo sistem personalizohet sipas hapësirës, ndriçimit, akustikës dhe preferencave tuaja, në mënyrë që të përfitoni një përvojë vizuale dhe zanore sa më reale.
Një sistem i mirë audio e ndryshon plotësisht mënyrën si përjetohet muzika, filmi apo çdo lloj përmbajtjeje multimediale. Screen On ofron zgjidhje me altoparlantë dhe sisteme zanore të përshtatura për ambiente të ndryshme, nga dhomat e ndenjes deri te hapësirat më të mëdha rezidenciale apo komerciale. Qëllimi ynë është të sigurojmë tingull të pastër, të balancuar dhe të fuqishëm, pa e komprometuar estetikën e ambientit. Instalimi realizohet në mënyrë profesionale, duke u kujdesur që sistemi të jetë praktik, elegant dhe i lehtë për t’u përdorur.
TV Laser është një zgjidhje moderne për ata që kërkojnë një ekran të madh, pamje të qartë dhe një përvojë më afër kinemasë, pa pasur nevojë për një instalim tradicional kompleks. Kjo teknologji është ideale për ambiente familjare, salla prezantimi, zyra apo hapësira ku kërkohet cilësi e lartë vizuale. Screen On ju ndihmon në zgjedhjen e zgjidhjes së duhur, vendosjen e sistemit dhe konfigurimin e tij, në mënyrë që rezultati final të përshtatet plotësisht me hapësirën dhe nevojat tuaja.
Sistemet smart e bëjnë shtëpinë më komode, më funksionale dhe më të lehtë për t’u menaxhuar. Përmes zgjidhjeve të Screen On, mund të kontrolloni ndriçimin, audion, videon, pajisjet multimediale dhe elementë të tjerë të ambientit nga një sistem i integruar. Ne krijojmë zgjidhje që përshtaten me ritmin tuaj të përditshëm, duke e bërë teknologjinë më të thjeshtë, më intuitive dhe më të dobishme. Nga konsulta deri te instalimi dhe konfigurimi, Screen On kujdeset që çdo gjë të funksionojë siç duhet.













